Chelsea i kërkon falje popullit kinez për Kenedy “është i ri, e pranoi gabimin”

Chelsea i kërkon falje popullit kinez për Kenedy “është i ri, e pranoi gabimin”
Chelsea i kërkoi falje popullit kinez, pas fjalëve fyese që përdori braziliani Kenedy në rrjete sociale.

Blutë pretenduan se lojtari “e pranoi gabimin dhe është vënë në masa të forta disiplinore,” për mesazhin që ai u detyrua ta fshinte me shpejtësi.

Chelsea ka kërkuar falje edhe në gjuhën kineze për fyerjen e rëndë që shkaktoi Kenedy.

Kenedy postoi foto me mbishkrimin “f***ing China” dhe “zgjohu Kina, ti o idiot”, duke iu referuar një roje sigurie që po flinte gjumë.

Ai vetë kërkoi falje, duke thënë: “Përshëndetje miqtë e mi, dua të kërkoj falje nëse dikush ëhstë mërzitur sepse përdora shprehjen “porra”, që nuk është raciste, thjesht një shprehje. Përqafime.:

Por as kjo nuk funksionoi teksa tifozët kinezë e fishkëlluan gjatë gjithë kohës Kenedy në fitoren 3-0 gjatë miqësores që skuadra e tij fitoi ndaj Arsenal, në Pekin.

Klubi londinez u detyrua më pas të kërkonte falje për të gjithë popullin e Kinës. “Më 22 korrik, Klubi i Chelsea u prit në mënyrë jo miqësore nga tifozët kinezë në “National Stadium”.”

“Edhe ne jemi surprizuar dhe zhgënjyer që atë ditë, para ndeshjes, pasi një nga lojtarët tanë të rinj, Kenedy, postoi mesazhe në rrjetet sociale që shkaktuan zemërim të madh tek populli i Kinës. Fatkeqësisht edhe pse mesazhi i tij u fshi shpejt dhe ai kërko falje, ashtu si edhe klubi kërkoi, jemi të ndërgjegjshëm për dëmin e shkaktuar.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: