De Biasi beson te suksesi i Panucci, "E pres të më takojë"

De Biasi beson te suksesi i Panucci, "E pres të më takojë"
Ish-trajneri i kombëtares sonë Gianni De Biasi flet për emërimin e Christian Panucci në stolin kuqezi.

Të sqarojmë diçka. Nuk i këshillova askënd presidentit, por ai më tha që takoi disa trajnerë. Më tha që prej herës së parë kur u takua me Christian, ai i kishte lënë menjëherë përshtypje.”

De Biasi shprehet optimist për eksperiencën e jashtëzakonshme të teknikut të ri.

Përpos futbollit, presidenti ka një eksperiencë të madhe dhe di t’i vlerësojë njerëzit me mjaft kujdes. Nëse zgjodhi Christian, ka parë tek ai cilësi përsa i takon menaxhimit të grupit, të situatave por edhe të eksperiencave që ka pasur në karrierë.”

Gianni De Biasi shënoi kualifikimin historik me kuqezinjtë në Euro 2016. Ai u largua pas gjahstë ndeshjeve të kualifikueseve të fundit të botërorit, Rusi 2018, edhe pse Shqipëria pozicionohet e trata në Grupin G, pas Spanjës dhe Italisë.

De Biasi la kuqezinjtë pas fitores ndaj rivalit direkt, Izraelit, me argumentin se kishte përfunduar cikli i tij. Christian Panucci, teksa pritet të nisë një cikël të ri, merr urimin e paraardhësit të tij.

“Personalisht uroj që Panucci ta kualifikojë Shqipërinë në Euro 2020. Ka dëshirë dhe besoj që ka një grup lojtarësh të nivelit të mirë. Mendoj se do të jetë në gjendje ta menaxhojë me qetësinë e nevojshme.”

De Biasi ka një këshillë publike për trajnerin e ri, teksa zbulon se së shpejti do të takohet me Panuçin për të diskutuar rreth Kombëtares.

Christian është një person inteligjent. Ka nisur menjëherë të njihet me lojtarët, duke vëzhguar shumë nga ndeshje të tonat. Do të vijë të më takojë, që të diskutojmë.”

Sakaq, Gianni de Biasi ende nuk ka gjetur ekipin e ardhshëm. Ai tha se po bisedon me disa ekipe të huaja për të ardhmen e tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: