Deklarata për mediat, Rama: Pres që ministrat teknikë të largohen

Deklarata për mediat, Rama: Pres që ministrat teknikë të largohen
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në daljen për mediat, Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se është në pritje që Ministrat teknikë të largohen nga detyra, pasi siç tha ai misioni i tyre ka përfunduar me sukses.

 Rama u pyet nga gazetarja se si do të veprohej me ta, kryeministri u përgjigj:

“Së pari, të jemi korrekt dhe kjo është detyra juaj për respekt të profesionit tuaj, unë nuk jam zotuar që do i shkarkoj, kam thënë që do të largohen dhe pres që ata të largohen sepse nuk kanë më arsye se përse të qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres që të largohen.”, u shpreh kreu i qeverisë. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: