Doda: I dukej e tmerrshme, kur flisja për demokraci e për nevojën e rregullave në parti

Doda: I dukej e tmerrshme, kur flisja për demokraci e për nevojën e rregullave në parti
Partia Demokratike është në udhëkryq, ndërsa eksponentë të saj janë rreshtuar në dy kampe, pro dhe kundër Bashës. Ish-deputetja e PD, Mesila Doda përmes një statusi në Facebook ka komentuar rreth situatës në të cilën ndodhet PD-ja.

Ajo thotë se shumë prej atyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që i bënin gjyqin publik para dy vitesh e deri para pak javësh.

“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…

Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD, ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme, kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…”, shkruan Doda. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: