E sulmoi arusha, qeni besnik i shpëton jetën 45-vjeçarit në Kukës

E sulmoi arusha, qeni besnik i shpëton jetën 45-vjeçarit në Kukës
Një 45-vjeçar nga Kukësi u sulmua nga një arushë, por falë ndihmës që i dha qeni i tij ai mundi të shpëtonte. Nga sulmi i kafshës së egër, bariu ka mbetur i plagosur në gjymtyrët e sipërme.

Fasliu, nga zona e Grykë-Çajës, babai i 5-fëmijëve, tha se përjetoi momente të frikshme, por falë ndihmës që i ka dhënë qeni i tufës së bagëtive, arriti të mbijetojë. Banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja thonë se kafshët e egra janë shtuar shumë pas moratoriumit të gjuetisë, duke u kthyer në një problem serioz për jetën e tyre, apo edhe bagëtitë.

Në ngjarjen e djeshme, arusha siç tregon Fasliu, e ka ndjekur nga pas, deri sa është ndeshu me të.

Por ndërhyrja e qenit, kafsha e njohur për virtytin e besnikërisë, ka bërë që ai t’i shpëtojë sulmit vdekjeprurës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: