Ekuban flet te Leeds për Partizanin dhe kombëtaren, "Kam zgjedhur Ganën"

Ekuban flet te Leeds për Partizanin dhe kombëtaren, "Kam zgjedhur Ganën"
Ish-sulmuesi i Partizanit, i cili firmosi tre vjet me Leeds javën që shkoi, ka shprehur dëshirën të jetë lojtar i kombëtares së Ganës dhe jo asaj italiane.

I lindur në Itali, sulmuesi nga Gana, Caleb Ansah Ekuban, 23-vjeç, u largua përfundimisht nga Kievo drejt skuadrës së Championship në Angli. Ai luajti në formë huazimi te Partizani gjatë sezonit të fundit, duke u shpallur golashënuesi më i mirë pas Pejiç të Kukësit.

“Sa i përket kombëtares, gjyshi im më tha se nëse do të luaja për Italianë, nuk do të vij në shtëpinë tënde. Kështu kam zgjedhur Ganën para Italisë,.”

Ai bëri edhe një krahasim mes kampionatit shqiptar dhe atij anglez, Championship. “Championship është një ligë e vështirë, më e vështirë se në Shqipëri. I di këtë por do ta njoh më mirë kur të luaj. Mendoj se mund të kem një ecuri të mirë.”

A do ta thërrasë trajneri i Ganës, Kwesi Appiah, që Ekuban të ndjekë gjurmët e lojtarëve të tjerë që janë lindur dhe rritur jashtë këtij vendi, si Quincy Owusu-Abayie, Hans Sarpei, Otto Addo e Kevin-Prince Boateng, kjo mbetet për t’u parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: