“El Clasico” në SHBA, triumf i Barçës

“El Clasico” në SHBA, triumf i Barçës
Barcelona fiton trofeun e parë, “International Champions Cup” duke mundur në finale rivalin e saj shekullor, Real Madrid.

Barcelona dhe Reali i Madridit dhuruan një tjetër “El Clasico”, këtë herë në Miami para 66 mijë tifozëve dhe miliona të tjerëve që e ndoqën spektaklin ndeshjen nga ekrani.

Reali i Zidane zbriti pa Cristiano Ronaldon, ndërsa Barça me yjet Lionel Messi, Neymar, siguroi triumfin 3-2.

Reali luajti me emra të tjerë të njohur si Gareth Bale e Luka Modriç, por nuk ia doli të ndalte katalanasit në përplasjen e parë të këtij sezoni, edhe miqësore. Kovaçiç dhe Asenio shënuan dy golat e Realit, që barazoi rezultatin në 2-2 gjatë pjesës së parë pas dy golave të shpejtë të Barcelonës.

Messi, Rakitic e Pique në pjesën e dytë siguruan fitoren e Barcelonës në “El Clasico”, ndërsa kjo fitore nuk ka shuar ende zërat për largimin e Neymar te PSG.

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë për Superkupën e Spanjës vetëm pak javë më vonë, në ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: