Eranda sulmon “shpifësit”: Hajdutët i nxirrni si burra të ndershëm, ne të punës na sulmoni

Eranda sulmon “shpifësit”: Hajdutët  i nxirrni si burra të ndershëm, ne të punës na sulmoni
Një intervistë e kaluar e Eranda Libohovës, ku u shpreh “ se kishte aq shumë para sa nuk dinte ku t’i çonte” duket se është keqinterpretuar në portale të ndryshme duke përçuar një mesazh të gabuar për publikun, aq se këngëtarja e njohur shqiptare nuk e ka fshehur zemërimin.

Eranda Libohova e ftuar në emisionin “Thumb”, pyetjes së gazetarit mbi paratë që fitonte iu përgjigj ironikisht,  “s’kam ku t’i çojë paratë”.

Por kjo frazë e thënë nga këngëtarja është keqpërdorur gjerësisht në media, duke shkaktuar reagime të ndryshme dhe më pas zemërim të madh tek Eranda.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Eranda ka sqaruar të vërteten, duke reaguar ashpër e duke i cilësuar shpifje ato që kanë shkruar për të pas intervistës.

Bela e madhe! Shikoni si shpifin disa prej portaleve shqiptare, këta shpifësa të pacipë që kur vjen puna për arsye interesash nxjerrin edhe hajdutët e mashtruesit më të mëdhenj të popullit si burrat më të ndershëm kurse për ne njerëzit e punës që lodhemi të fitojmë me dinjitet paratë tona pikërisht për ne transformojnë edhe një humor në lajm. Mendojnë se tallen me publikun dhe me njerëzit e punës këta opinion-bërësat e rremë. Më lejoni t’ju jap një këshillë, si Eranda qytetare, nëse keni ndopak dinjitet për të vërtetën dhe po patët këllqe, merruni me problemet e vërteta të këtij vendi jo me sajesa të trasha për të cilat duhet t’ju skuqet edhe juve faqja’, shkruan Eranda.

Në fakt, Eranda ka dashur të thotë mbi sqarimin e fundit për publikun se ajo paratë, shumë apo pak, i fiton nga profesioni i saj si këngëtare, ndryshe nga shumë të tjerë në këtë vend, kryesisht politikanët apo zyrtarë të lartë që akuzohen se pasurinë e kanë vënë nëpërmjet korrupsionit. Dhe e vërteta më e madhe në këtë histori është se Eranda edhe në fushën e muzikës është një këngëtare e vërtetë, ndryshe nga shumë të tjerë...

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: