Europa League: Skënderbeu humb 2-1 por kthehet me shpresë, PAOK mban larg Kaçen

Europa League: Skënderbeu humb 2-1 por kthehet me shpresë, PAOK mban larg Kaçen
Me tre mungesa të rëndësishme, Skënderbeu humb 2-1 në Çeki me Mllada Boleslva, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League. Liridon Latifi shënoi golin e shpresës për ekipin shqiptar.

Trajnerit Ilir Daja i munguan Lilaj, për kartonin e kuq që mori ndaj Kairat, sulmuesi Vujoviç i dëmtuar dhe nigeriani Xhejms, i cili nuk u pajis me vizë ndonëse shkoi me vonesë dhe e ka nisur ndeshjen nga stoli. Në vend të tij, siç pritej, Daja aktivizoi sulmuesin Sebino Plaku.

Skënderbeu zhvilloi një pjesë të parë me karakter mbrojtës, por pësoi gol në fund.

Pas një gabimi të Micit në mbrojtje, Chramosta përballë portierit Shehi kaloi çekët në epërsi. Edhe në pjesën e dytë Skënderbeu kërkoi të mbrohet, duke mos rrezikuar portën kundërshtare. Shkodra e Gavazaj tentuan në 10 minutat  e fundit të barazonin, por pa rezultat.

Latifi gjeti golin e barazimit në 86', pas një topi që u devijua në rrjetë. Gëzimi zgjati vetëm 1 minutë, sepse vendasit shënuan golin e dytë pas sulmit të parë me Janos, i cili realizoi një gol të bukur me thembër, deuke befasuar portierin Shehi.

Interesant është fakti se në këto minuta emocionuese dy ekipet kryen edhe zëvendësimet e fundit.

Skënderbeu rrezikoi vazhdimisht të pasojë golin e dytë, pas presionit të vendasve, por edhe pse pësoi pas barazimit, ia doli që të arrijë një rezultat premtues për përmbysje një javë më pas. Kjo për faktin se humbja 2-1 mund të përmbyset në kthim.

Mjafton fitorja 1-0, rezultat i arritshëm, sidoemos pas fitores së raundit të kaluar 2-0 kundër Kairat.

Pas kalimit të dy tureve synimi i ekipin korçar është që të arrijë një rezultat pozitiv me qëllim që një javë më vonë në “Elbasan Arena” të bëjë të mundur realitet ëndrrën e kualifikimit.

Në rast kualifikimi, Skënderbeu do të kalojë në zonën “Play-off”, me shanse për të prekur fazën e grupeve të Europa League.

Europa League – Raundi i tretë kualifikues (ndeshja e parë)

Mllada Boleslav – Skënderbeu   2-1

Shënues: Jan Chramosta 42’, Janos 87'/Latifi 86'

Mllada Boleslav: Divish, Fabian, Dagllas, Çmovsh, Fleishman, Prikril (Janos 78'), Matejovski, Rada, Maresh, Golgol Mebrahtu (Komlichenko 87'), Shramosta (Magera 68'). Trajner: Dushan Uhrin

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Shkodra 78'), Osmani (Dita 88'), Nimaga, Taku (Gavazaj 67'), Plaku, Latifi. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)

Kartonë të verdhë" Nimaga, Radas, Plaku

PAOK i Selanikut po luan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Europa League, duke lënë jashtë ekipit Ergys Kaçen.

Trajneri Aleksandar Stanojeviç nuk ka përfshirë në formacionin futbollistin e kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, madje ai nuk ndodhet as në stolin e rezervave. PAOK përballet në Ukrainë me Olimpik Donetsk, ndërkohë ka sinjale divorci me Kaçen. Ky i fundit është folur ditët e fundit për një kalim të mundshëm te rivalët e PAOK në Selanik, Iraklis.

Skuadra e re e Emir Lenjanit, Sion po humb 2-0 me Saduva, pjesa e parë, por mesfushori kuqezi i cioli firmosi një ditë më parë nuk është grumbulluar.

 Milan rikthehet në Kupat e Europës pas vitit 2014, teksa do të vizitojë këtë të enjte ekipin rumun të CSU Craiova. Me 10 blerje të bujshme gjatë merkatos së verës Milan rikthehet në ERuropa pas një fitoreje të bujshme në miqësore kundër Bajern Mynih, 4-0. Megjithatë, trajneri Montella ka lënë jashtë liste para udhëtimit në Rumani dy nga blerjet më me peshë, Bonucci e Biglia, por kualifikimi konsiderohet formalitet për kuqezinjtë.

PSV do të ndeshet me kroatët e Osijek, ndërsa Marseja do të presë belgët e Oostende në “Stade Vélodrome”.  

Kuqezinjtë e tjerë në Europa League janë: Eros Grezda është futbollist i ri i skuadrës kroate, Osijek, që surprizoi PSV 0-1 në Holandë (kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi). Grezda ishte titullar në fushë.

Amir Rrahmani i Dinamo Zagreb, Amir Abrashi i Frajburg, Ergys Kaçe i cili mungon me Paok, Rubin Hebaj i Domzale.

Do të ketë edhe një derbi shqiptar mes Hebajt dhe Abrashit, në përplasjen Frajburg-Domazale. Me ekipin kroat Hajduk Split luan edhe një shqiptar që ka lindur në Kavajë por e ka nisur karrierën jashtë, ku ka qenë pjesë e Veronës. Ai quhet Hysen Memolla dhe nuk është grumbulluar ende nga kuqezinjtë.

Europa League, raundi i tretë kualifikues (27 korrik - 3 gusht)

Aberdeen (Sko) - Apolon L. (Qip)

AEK L. (Qip) - Dinamo M. (Bje)

AIK (Sue) - Braga (Por)

Arka Gdynia (Pol) - Midtjylland (Dan)

Astra Giurgiu (Rum) - Olexandriya (Ukr)

Austria V. (Aus) - AEL Limasol (Qip)

Bordeaux (Fra) - Videoton (Hun)

Botev Plovdiv (Bul) - Marítimo (Por)

Brøndby (Dan) - Hajduk Split (Kro)

Crvena zvezda (Ser) - Sparta P (Çeki)

Craiova (Rum) - Milan (Ita)

Dinamo B (Rum) – Atletik (Spa)

Dinamo Z. (Kro) - Odd (Nor)

Everton (Ang) - Ružomberok (Sllovaki)

Freiburg (Gjer) - Domžale (Slloveni)

Gent (Bel) - Altach (Aus)

Krasnodar (Rus) - Lyngby (Dan)

Maccabi Tel-Aviv (Izr) - Panionios (Gre)

Marsejë (Fra) - Oostende (Bel)

Mladá Boleslav (Çeki) -Skënderbeu (Shqi)

Olimpik Donetsk (Ukr)-PAOK (Gre)

Östersund (Sue) -Fola Esch (Luks)

Panathinaikos (Gre) - Gabala (Aze)

PSV Eindhoven (Hol) -Osijek (Kro)

Sturm G. (Aus)- Fenerbahçe (Tur)

Sūduva (Lit) - Sion (Svi)

Trakai (Lit)-Shkëndija (Maq)

Utrecht (Hol) - Lech Poznań (Pol)

Zenit (RUS)- Bnei Yehuda (ISR)

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: