Ferrari, triumf në Hungari

Ferrari, triumf në Hungari
Ferrari ka treguar se është i pandalshëm në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë duke u larguar prej andej me pikët maksimale.

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen zhvilluan një garë perfekte duke kaluar njëri pas tjetrit vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove.

Pas tyre kaloi Valteri Bottas, i treti, që parakaloi shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton në kthesën e fundit.

Një fitore krejtësisht e merituar për dy pilotët e Ferrarit, që u shkëputën që në fillim dhe falë strategjisë së skuadrës, ruajtën dy vendet e para përgjatë gjithë garës.

I vetmi moment kur u kërcënuan vërtet ishin në xhirot e fundit të garës, kur Leëis Hamilton ngushtoi në disa të qindtat distancën me Raikonen, por nuk mjaftoi, pasi dy gabimet të njëpasnjëshme në frenim të pilotit të Mercedes favorizuan Raikonen që të fitonte një distancë sigurie. /f.ç/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: