Fjalët “i mori era”?! Kush kujtohet sot për ekonominë?

Fjalët “i mori era”?! Kush kujtohet sot për ekonominë?
Fushata elektorale që i parapriu zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017 kishte si karakteristikë të saj vendosjen si kryefjalë të termit “ekonomi” jo vetëm në fjalimet e krerëve të politikës, por madje edhe në qendër të programeve që ata paraqitën para elektoratit. Por ndërsa nuk janë mbushur ende dy javë nga dita e votimeve, duket se kjo fjalë po lihet në harresë. Kush po kujtohet të flasë sot për ekonominë, si të tillë? Për hallet e shqiptarëve? Për taksat, për pagat, pensionet etj? Të paktën si ato ditë kur ekranet i e servirën ato si argumentin kryesor të ditës.

Periudha paszgjedhore duket se e ka zbehur pak përdorimin e këtij termi, madje edhe të marrjes në analizë (të paktën publikisht), të argumentave që kanë lidhje direkte me të. Për të pritur ndoshta një kohë tjetër, kur ekspertët të rinisin të flasin rreth tyre. Qofshin ata të palës që do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, në mandatin e radhës 2017-2021, apo edhe ata të palës që do jetë përballë tyre në opozitë. Për të sendërtuar në këtë mënyrë një debat të mirëfilltë dhe konstruktiv mbi ekonominë si të tillë. Për të synuar në fund të fundit, atë që edhe vetë forcat politike e servirën në fushatë, mes programeve të tyre individuale elektorale. Përmirësimin me çdo kusht të mirëqenies së qytetarit!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: