Fshehu drogën në serbatorin e makinës, arrestohet në flagrancë shoferi tek "Tre urat"

Fshehu drogën në serbatorin e makinës, arrestohet në flagrancë shoferi tek "Tre urat"
Policia e Gjirokastrës informon se u evidentua një tjetër rast i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike gjatë ditës së sotme. Në pikët kufitare “Tre Urat”, policia bëri të mundur sekuestrimin e 15 kg kanabis në një automjet, ndërsa prangosën drejtuesin e mjetin Romeo Mëhilli dhe pasagjerin Lorenco Zgjana.

 Pas kontrollit në Scaner, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave u gjet 15 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Romeo Mëhilli 22 vjeç dhe Lorenco Zgjana 22 vjeç, të dy banues në Lushnje. /f.ç/

Foto: Marrë nga faqja e Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: