Gea Braha: Bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë

Gea Braha: Bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë
INTERVISTË/  Flet modelja  Gea Braha: Princi i Kaltër do jetë dikush që arrin të më rrëmbejë  zemrën

  

“Unë jam e mendimit që bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë! I vlerësoj komplimentet sido që të jenë, por kur  përfshijnë edhe inteligjencën, ndihem akoma më mirë”. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Albanian Free Press” modelja Gea Braha. Teksa ka treguar më tej edhe një episod, kur i sillnin lule përditë të hënave. Tashmë janë bërë afërsisht dy vjet, që nga momenti që më vinin lule të hënave. Dita s’ka qenë fikse, por shumicën e kohës një herë në javë, përgjithësisht të hënave vijnë lule të ndryshme. Ka qenë një fans, të cilin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka asgjë më tepër dhe unë e vlerësoj gjestin e tij. Besoj në botë e femrave të ekranit apo modelet kanë të tilla. Jeta është mbushur me të papritura të këndshme”, tregon ajo.

 

Intervistoi për “Albanian

Free Press”: Albert Z. ZHOLI

 

 

 

 “Fiks Fare” një rrugëtim i bukur. Por si nisi rruga juaj si modele?

Për “Fiks Fare” besoj se çdo gjë është ezauruar. Si modele ne fakt, rrugëtimi im ka nisur para disa vitesh ku u përzgjodha nga një agjenci mode, për të qenë pjesë e saj. Konkretisht, kam bashkëpunuar me një nga fotografët më të talentuar, Sonny K Elson, i cili është i njohur për profesionalizmin dhe suksesin e tij në këtë fushë. Kemi realizuar disa sete, reklamime brandesh të njohura e sfilata të ndryshme dhe gjithçka ka rezultuar me sukses.

Cila ishte sfilata e parë dhe ku?

Kam realizuar disa sfilata, por e para ka qenë ajo për 'Summer Fest' , një program veror ky i 'Top Channel'. E ruaj si një kujtim shumë të bukur, pasi më ka falur shumë emocione si eksperiencë e parë në këtë fushë.

A doli pengesë familja në këtë nismë?

Jam e bekuar për faktin se familja ime është gjithmonë mbështetja më e madhe, në çdo nismë që marr. Jo vetëm që nuk e kam patur pengesë, por përkundrazi, ka qenë shtysë e madhe për mua drejt realizimit të ëndrrave dhe objektivave që kam në jetë.

Kush ju përkrahu më shumë nga familja?

Mami, e kam thënë gjithmonë që është përkrahësja ime më e madhe, pasi më njeh më mirë se të gjithë, gjithçka e ndaj me të. Ajo e di mirë cilat janë pasionet e mia më të mëdha e nuk ngurron të më mbështesë në rrugën drejt përmbushjes së tyre.

Në sa sfilata keni marrë pjesë?

Nuk më kujtohet saktë, por kanë qenë disa. Secila ka patur rëndësinë e veçantinë e saj.

Cila është sfilata më e rëndësishme?

Besoj do të veçoja atë në "Summer Fest'', duke qenë se ka qenë pikënisja.

Lidhja juaj me librin dhe shtypin?

Kam një raport mjaft të mirë me librat, më ka pëlqyer të lexoj që në fëmijëri. Kryesisht, romane të ndryshme, por edhe letërsi klasike shpeshherë. Më pëlqen të jem e informuar ndaj dhe me shtypin mundohem të jem e azhornuar herë pas here.

Po për shkollimin, cila është rruga që po ndiqni?

Jam në përfundim të vitit të dytë të masterit, për degën financë banke.

Kur ndiheni më mirë, kur ju thonë jeni e bukur, apo e zgjuar?

Unë jam e mendimit që bukuria pa zgjuarsi nuk ka asnjë vlerë! I vlerësoj komplimentet sido që të jenë, por kur  përfshijnë edhe inteligjencën, ndihem akoma më mirë.

Si e mendoni Princin e Kaltër?

Nuk jam një person që krijoj një model si e mendoj apo të fokusohem në cilësi të veçanta, mendoj thjesht dikë që arrin të më marrë zemrën, sigurisht besnik dhe njeri i mirë mbi të gjitha.

A e praktikoni plazhin nudo?

Jo, aspak.

Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike?

Kjo është në varësi të rastit, por të dyja veshjet i preferoj e ndihem komode.

Po minifundi a është pjesë e veshjes së përditshme?

Vitet e fundit jo më, haha.

Cilat janë synimet tuaja?

Të përmbush objektivat që i kam vënë vetes nga ana profesionale dhe jo vetëm. Të bëj më të mirën për familjen time, pasi lumturia e tyre është suksesi im më i madh. Këto janë më primaret.

A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë?

Mendimin për dashurinë e kam dhënë disa herë, i besoj asaj, dashurisë së madhe e të fortë, e cila është ndjenjë unike nëse është e pastër.

Ku i preferoni pushimet e verës? Më mirë në dimër apo në verë?

Unë jam e dashuruar me stinën e verës, ndaj padyshim qe zgjedh të pushoj në këtë stine, preferoj jugun e vendit tonë, por edhe jashtë vendit .

Miqësia më e mirë është me meshkuj, apo me femra?

Varet do të thoja unë, rëndësi ka personi. Personalisht, më ka ndodhur të kem shoqëri të mirë, si me meshkuj dhe me femra.

Kur nxehesh zakonisht?

Edhe pse dukem natyrë e qetë, kam edhe unë ato momentet e mia (Haha). Nxehem shpesh edhe lehtë për situata të ndryshme, por asgjë serioze dhe më kalon po shpejt. (Haha).

Kur ke dashuruar për herë të parë dhe çfarë kujtime ruani?

Preferoj mos të komentoj mbi këtë pjesë.

Femrat janë më xheloze se meshkujt, apo e kundërta?

Nuk di të them, të dyja gjinitë mund të ndodhë të jenë, pasi njerëzit janë të ndryshëm. Por kam përshtypjen që femrat janë pak më shume me raste. (haha).

Keni menduar të jepni pjesë e politikës?

Asnjëherë, nuk më pëlqen te jem e përfshirë ne boten e politikës . Mendoj se nuk më lidh asgjë me të.

Kur ka qenë dita më e gëzuar në jetë?

Kam patur disa momente të bukura në jetë, nuk di për momentin cilën do të veçoja prej tyre.

Ushqimi i preferuar?

Frutat e detit kryesisht.

 

Jeni diskutuar gjatë për djalin që ka sjell vazhdimisht lule në punë. Si jeni ndjerë?

Tashmë janë bërë afërsisht dy vjet, që nga momenti që më vinin lule të hënave. Dita s’ka qenë fikse, por shumicën e kohës një herë në javë, përgjithësisht të hënave vijnë lule të ndryshme. Ka qenë një fans, të cilin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka asgjë më tepër dhe unë e vlerësoj gjestin e tij. Besoj në botë e femrave të ekranit apo modelet kanë të tilla. Jeta është mbushur me të papritura të këndshme.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: