Gega tërhiqet nga Kukësi, pas “nuhatjes” se Milinkoviç i vonoi prezantimin (Lorik Cana kandidat?)

Gega tërhiqet nga Kukësi, pas “nuhatjes” se Milinkoviç i vonoi prezantimin (Lorik Cana kandidat?)
Skënder Gega pritej të prezantohej sot te Kukësi, një ditë pas largimit të Ernest Gjokës.

Por gjithçka është rrokullisur brenda pak orëve, teksa ish-trajneri i kombëtares U-21 i ka nisur një mesazh drejtuesit të klubit të Kukësit, Naim Halili, duke e njoftuar se ka hequr dorë nga prezantimi.

Gega dhe Kukësi kishin lënë paraditen e sotme për të bërë prezantimin zyrtar, por trajneri nuk është njoftuar në kohë dhe kaq ka mjaftuar që ai të mos pranojë më tej asnjë kontakt nga Kukësi.

Mësohet se në orët e mbrëmjes së djeshme ka qenë menaxheri i trajnerit serb që drejtoi Luftëtarin, Mladen Milinkoviç, që ka hyrë në bisedime me drejtuesit e Kukësit, çka u vuri ata në dilemë dhe që solli vonesën e  prezantimit të Gegës.

Në këtë situatë të komplikuar, pritet që Kukësi të zgjedhë brenda javës dhe të prezantojë trajnerin e ri. Nga dëshira e shfaqur e presidentit Gjici për të pasur Lorik Canën në staf janë shtuar spekulimet se edhe ish-kapiteni kuqezi mund të jetë trajner i ri i ekipit verilindor.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: