Giovani La Camera prezantohet me Partizanin, ofertë edhe Edgar Çanit

Giovani La Camera prezantohet me Partizanin, ofertë edhe Edgar Çanit
Sot është prezantuar trajneri i ri i Partizanit, italiani Mark Iuliano, i cili deklaroi se “tek Partizani kam ardhur për të fituar.”

Gjithashtu është prezantuar dhe mesfushori Italian me eksperiencë Giovani La Camera.

Mesfushori Giovani La Camera ka firmosur sot kontratën me Partizanin. 33 vjeçari është kërkuar me ngulm nga trajneri Iuliano dhe është garantuar që do të jetë  një lojtar që do të bëj diferencën. Karriera e Cameras është përqendruar me së shumti në Seria B dhe C italiane.

Mesfushori i ri ka lindur në vitin 1983 në Messina, ishte i  lirë, dhe pas eksperiencës së tij në Lupa Roma, ai nënshkroi me Partizanin. Ish-mesfushori i Juve Stabia, Como dhe Rimini do të rikthehet te ekipi që do të drejtohet nga ish- Juventini Mark Iuliano. Në stafin menaxherial të klubit kryeqytetit shqiptar është gjithashtu Luciano Moggi.

Mësohet se përveç blerjeve të huaja, i është bërë edhe një ofertë sulmuesit Edgar Çani, për t’u rikthyer me të kuqtë kryeqytetas.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: