Gjyqësori nën kontrollin e qeverisë, Polonia shpërthen në protesta

Gjyqësori nën kontrollin e qeverisë, Polonia shpërthen në protesta
Një ligj i ri i miratuar nga parlamenti i Polonisë, i cili e vendos gjykatën supreme nën kontrollin e qeverisë, ka bërë që mijëra qytetarë të protestojnë në kryeqytetin polak, Varshavë.

Teksa nga ana e tij, presidenti Andrzej Duda dhe partia e tij Ligj dhe Drejtësi, kanë këmbëngulur se miratimi i një ligji të tillë ishte i nevojshëm për sistemin e drejtësisë në vend.

Konkretisht sipas tij, gjykatësit aktualë të kësaj gjykate supreme detyrohen të dalin në pension para kohe, ndërsa gjykatësit e rinj të saj do të emërohen nga ministria e Drejtësisë.

Masa këto të cilat kanë bërë që të dalin nëpër sheshe qytetarë polakë, nga më shumë se 100 qytete të vendit Polonisë. /n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: