Horror në Zvicër, si u plagosën pesë persona me moto-sharrë

Horror në Zvicër, si u plagosën pesë persona me moto-sharrë
Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Zvicër. 5 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Raportohet se sulmi është kryer nga një burrë i cili mbante një sharrë elektrike me zinxhirë.

Personi i panjohur për policinë zviceriane, ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia është në gjendje alarmi, dyqanet dhe  lokale janë mbyllur dhe njerëzve u është thënë të shmangin zonën.

Gjithashtu pjesët qendrore të qytetit, në kufi me Gjermaninë janë mbyllur për të mos lejuar që autori të largohet. /f.ç/

Foto: Marrë nga Google (vendngjarja)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: