Imazhe ikonë të Canës e Ronaldos...kur kapitenët derdhën lot për vendet e tyre!

Imazhe ikonë të Canës e Ronaldos...kur kapitenët derdhën lot për vendet e tyre!
Lorik Cana ishte kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, në arritjen historike të kualifikimit për në finalet e Kampionatit Europian, Francë 2016. Fitorja në Armeni 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin direkt për në Europian, duke realizuar ëndrrën e madhe kuqezi për të cilën Cana nuk mundi do të përmbajë lotët e gëzimit.

Imazhe të tilla i kemi parë edhe kur lojtarë të tjerë të mëdhenj kanë shkruar historinë e futbollit për vendet e tyre. Cristiano Ronaldo është ende kapiten i Portugalisë, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Francë 2016. Edhe Ronaldo arritjen historike me kombëtaren e tij e ka përjetuar gjithashtu me të njëjtin emocion.

“Të dy derdhën lot për vendet e tyre. Dy kapitenët më të mirë në botë, Cana-Ronaldo.” I tillë ka qenë mesazhi që ka ndarë Lorik Cana, mbi një artikull kushtuar emocioneve që dy kapitenët përjetuan në arritjet historike me ekipet e tyre kombëtare.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: