Ish-ministri i Drejtësisë tregon Kushtetutën: Kur duhet të ikin ministrat teknikë dhe të LSI-së

Ish-ministri i Drejtësisë tregon Kushtetutën: Kur duhet të ikin ministrat teknikë dhe të LSI-së
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook, ka thënë se, edhe pse politikisht ministrat e PD e LSI duhet të largohen, qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës.

Ai e argumenton këtë detyrim duke cituar nenin 106 të ligjit themeltar të shtetit që parashikon se Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.

"Formulat apo lëvizjet politike vijojnë punën e tyre, por vendi duhet të ketë qeveri. Askush nuk mund të braktisë detyrën kushtetuese! Kjo do të thotë se edhe nëse për arsye politke apo personale ministri jep dorëheqje, Ai/ajo është i detyruar të qëndrojë në detyrë derisa të vijë pasardhësi/sja. Kjo është detyrë kushtetuese!" shkruan Manjani.

Ish-ministri i LSI-së e shikon në një tjetër aspekt shkeljen e Kushtetutës.

"Mos mbledhja e qeverisë dhe vendimmarrja e saj qarkulluese është kulmi i paligjshmërisë dhe i anti-kushtetushmërisë. Nuk ka askund asnje nen, paragraf apo qofte dhe një fjalë të vetme që të ligjërojë vendimmarrjen qarkulluese! Nuk ka!" thotë ish-ministri i Drejtësisë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: