Juventus, firmos Federico Bernardeschi për 40 mln euro nga Fiorentina

Juventus, firmos Federico Bernardeschi për 40 mln euro nga Fiorentina
Sulmuesi nënshkroi një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor të vitit 2022. Ai do t’i kushtojë Juves 40 mln euro plus 5 mln euro bonuse në varësi të paraqitjes së tij në vitet e ardhshme.

“Juventus lajmëron marrëveshjen me Fiorentina për blerjen përfundimtare të Federico Bernardeschi,” shprehet klubi bardhezi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Juventus dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në qershor të 2022. Një erë e re do të fillojë në Torino dhe Bernardeschi pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: