Juventus ia del me penallti kundër Romës

Juventus ia del me penallti kundër Romës
Gjatë kompeticionit të International Championship Cup, Juventus dhe Roma kanë pasur sot gjatë orëve të para të mëngjesit një ndeshje me tepër emocion. Një ndeshje e ekuilibruar teksa në minutën e ’29, Juventus hap siparin me një super aksion të nisur nga mesfusha. Alex Sandro lëshon një assist perfekt në këmbët e Manzukiç i cili e pati të lehtë të shmangë portierin dhe të çojë topin në rrjetë.

Në minutën e ’52 Roma kërcënon me një “predh” të Strootman e cila  përfundon  në traversë.

Rradha e Romës do të vijë në minutën e ’74 teksa Kolarov merr krahun, lëshon një top në zonë i cili arrihet nga Dzeko dhe përfundon në rrjetë mjaft lehtë. Shtang mbrojtja e Juves.

Koha e rregullt përfundoi me barazimin 1-1. Juventusi triumfoi me penallti me rezultatin 5:4 pas goditjes së parë nga pika e bardhë e Marco Tumminello të Romës e cila dështoi duke përfunduar në duart e porterit juventin.

f.ç

Foto: Google

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: