“Kaubojsi” romantik, fjalët e zgjedhura për bashkëshorten pas 18 vjet martesë

“Kaubojsi” romantik, fjalët e zgjedhura për bashkëshorten pas 18 vjet martesë
Eduart Ndocaj, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e fundit është rikthyer sot me disa fjali të zgjedhura romantike në 18 vjetorin e martesës, e cila ka koeciduar edhe me betimin e presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta.

Ndocaj duket se ka hequr dorë nga politika, të paktën sot, duke mos pasur asnjë koment për betimin e Metës, teksa ka zgjedhur pak a shumë të njëjtën orë për rikthyer një moment të rëndësishëm në jetën e tij, ditën e martesës 18 vjet më parë që e ka shoqëruar edhe me foto, martesë nga e cila ai ka tre fëmijë.

Dedikimi i plotë i Ndocajt për bashkëshorten, Valentina:

18 vite me ty Valentina jam njeriu më i lumtur në botë falë dashurisë tënde.

Çdo përvjetor është një moment mjaft i rëndësishëm që shënon kurorëzimin e dashurisë sonë në martesë.

Pas disa vitesh martesë, dashuria është e bukur si në ditën e parë.

Sot, kemi edhe tre fëmijë të mrekullueshëm qe na e bëjnë edhe më të plotë dashurinë tonë.

Gëzuar përvjetorin e martesës sonë Vale Valentina,” – ka shkruar Ndocaj në profilin e tij zyrtar Facebook.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: