Këngëtarja “harron” se Tirana nuk ka det, gjobitet nga policia për veshje të papërshtatshme

Këngëtarja “harron” se Tirana nuk ka det, gjobitet  nga policia për veshje të papërshtatshme
Ka ndodhur një fenomen i çuditshëm në kryeqytetin shqiptar. Këngëtarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Laura Krliu, e cila ishte pjesëmarrëse në ‘X Factor 3’ është gjobitur nga policia e Tiranës. Ajo mori gjobë për shkak të veshjes së papërshtatshme në ambiente publike.

Në një postim gjatë ditës së djeshme ajo ka reklamuar në profilin e saj Facebook klipin e ri të saj, “Boy Bye”, duke premtuare se do të dalë në treg,  “Së shpejti”.

Këngëtarja ka vendosur të xhirojë videoklipin e ri në bregdetin shqiptar, por pas xhirimeve apo pushimeve atje ka shëtitur edhe në rrugët e Tiranës me të njëjtën veshje që ka mbajtur në det.

Ndërkohë Tirana nuk ka det për t’iu përshtatur veshjes së saj, ndaj  edhe publiku është habitur me veshjen e këngëtares. U desh edhe ndërhyrja e policisë duke i tërhequr vërejtje këngëtares së re, vërejtje që është shoqëruar edhe me një gjobë.

“Boy Bye” është projekti më i ri i këngëtares nga Shkupi.

/a.m/

loading...
loading...