Kina “s’do” Justin Biber: “Infekton” mjedisin muzikor

Kina “s’do” Justin Biber: “Infekton” mjedisin muzikor
Justin Biber ka fituar respekt tek fansat duke qëndruar jashtë skandaleve, por me sjelljen, për qeverinë kineze ka ende punë për të bërë.

Ky vend e ka ndaluar Biberin të japë koncert për të mos e ndikuar mjedisin muzikor.

Kur një fanse kineze e Bieber kontaktoi Zyrën Vendore të Kulturës në Pekin për të pyetur pse idhulli i saj nuk është parë në Kinë prej disa vitesh, kur ai ka dhënë koncerte kohët e fundit në disa vende aziatike aty afër, si në Hong Kong, Japoni, Singapor dhe Filipine.

Ata i kthyen një përgjigje miqësore por që ishte njëherazi edhe shumë gazmore.

“Justin Bieber është një këngëtare i talentuar, por ai është gjithashtu një këngëtar i ri i çuditshëm”, i tha zyra fanses.

Sipas zyrtarëve, ndalimi i koncerteve të Biberit bëhej për të ruajtur nga ndikimet e huaja tregun muzikor dhe mbajtur të pastër performancën e artistëve kinezë. /l.k/

(Marrë nga The Telegraph)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: