Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në PD vendos, listat e anëtarësisë jo publike

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në PD vendos, listat e anëtarësisë jo publike
Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka vendosur të mos publikojë listat e anëtarësisë por ti shpërndajë për përdorim të brendshëm në çdo degë.

Pas një mbledhje të zhvilluar të shtunën në mesditë, komisioni sqaron se listat janë të dhëna personale dhe bazuar në ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale” nuk mund të publikohen.

Përveç arsyes ligjore, komisioni thekson se ka dhe një arsye morale, duke argumentuar se publikimi i tyre e kthen anëtarësinë në gjueti shtrigash në vendet e punës në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu u bë me dije sa janë në dispozicion të dhënat që kanë të bëjnë me përbërjen e Komisioneve të votimit, vendet e votimit si dhe listat shtesë  për 64 nga gjithsej 68 degë të Partisë Demokratike.

Komisioni vendosi si afat të fundit për kandidatët, datën 16 korrik për të dorëzuar  listën e përfaqësuesve të secilit kandidat për 68 komisionet e votimit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: