KQZ zyrtarizon mandatet në 10 qarqe, Tirana e Berati në shqyrtim

KQZ zyrtarizon mandatet në 10 qarqe, Tirana e Berati në shqyrtim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit për 10 qarqe të vendit. Teksa për Tiranën sot shqyrtohen ankimimiet e depozituara nga PDIU, e cila pretendon mandatin e kryetarit të saj Idrizi, por dhe nga PS, e cila po ashtu pretendon për parregullsi në disa kuti.

Ndërkohë pritet të shqyrtohet edhe ankimimi i PD për disa kuti në Berat.

Më poshtë janë mandatet për secilin qark:

Qarku Vlorë;

PS  8 mandate, PD 3 mandate LSI 1 mandat

 Qarku Shkodër;

PD 5 mandate PS 4 mandate PSD 1 mandat LSI 1 mandat

 Qarku Lezhë;

PS 3 mandate PD 3 mandate LSI 1 mandat

 Qarku Kukës;

PD 2 mandate PS 1 mandat

 Qarku Korçë;

PS 6 mandate PD 4 mandate LSI 1 mandat

 Qarku Gjirokastër;

PS 3 mandate PD 1 mandat LSI 1 mandat

 Qarku Fier;

PS 10 mandate PD 4 mandate LSI 2 mandate

 Qarku Elbasan;

PS 7 mandate PD 3 mandate PDIU 2 mandate LSI 2 mandate

 Qarku Durrës;

PS 8 mandate PD 4 mandate Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate

Qarku Dibër;

PS 2 mandate PD 2 mandate PDIU 1 mandat LSI 1 mandat

/f.ç/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: