Kryemadhi kërkon bashkimin e opozitës kundër arrogancës së pushtetit

Kryemadhi kërkon bashkimin e opozitës kundër arrogancës së pushtetit
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas publikimit të ‘listës së zezë’ nga Rama me zyrtarë të denoncuar nga qytetarët duke kërkuar bashkimin e opozitës. Ja çfarë shkruan në postimin e saj Kryemadhi:

 Mirmëngjes!

Nuk ka më qesharake se të lexosh çfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit.

Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmërime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësinë e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.

Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para.

Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votës dhe oligarkëve.

Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.

Ndaj të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz.

Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me parate e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij.

 

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: