"Drama e një nate vere", Kukësi shihet si "frymëzim" i Skënderbeut

"Drama e një nate vere",  Kukësi shihet si "frymëzim" i Skënderbeut
Ëndrra e një nate vere. Për Kukësin ishte drama e një nate vere mbrëmja e 19 korrikut, teksa kampionët e Shqipërisë largohen me lot në sy nga fusha e lojës.

Kukësi ishte pranë kualifikimit historik në raundin e tretë të Champions League. Pjesën e parë Kukësi e mbylli në avantazh 2-0.

Kukësi e nisi mjaft mirë ndeshjen në kërkim të golit. Emini kaloi në epërsi kampionët e Shqipërisë, pas një kombinimi mes tij dhe Pejiç. Aksioni përfundon me gjuajtjen e saktë të Eminit, i cili mposht portierin Mikuliç. Në fund të pjesës së parë vjen edhe goli i dytë. Kale bën një pasim të shkëlqyer dhe pastaj kalon topin te Emini, i cili nxjerr Pero Pejiç me portën bosh, ndërsa kroati nuk gabon dhe me golin e tij mbyllet pjesa e parë 2-0. Kukësi me këtë rezultat kualifikohet, apo me çdo rezultat tjetër me dy gola difirencë ndaj kundërshtarit.

Me entuziazmin e jashtëzakonshëm të Kukësit pas golit mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, 2-0, ndërsa të besuarve të Gjokës iu duhet të mbajnë të pandryshuar rezultatin në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë Kukësi kërkoi të thellonte avantazhin, por Sherif Tiraspol shënoi golin që i siguronte kualifikimin me Bajal që i shpëtoi mbrojtjes së Kukësit, duke shkurtuar diferencën.

Në 77’, pas aksioni të rrezikshëm të Sherifit, De Noijer shkaktoi një faull duke u ndëshkuar me kartonin e dytw tw verdhw dhe duke lënë ekipin e tij me 10 vetë.

Në 79’ Kukësi fiton një 11-metërsh për prekje të topit në dorë. Nga pika e bardhë u nis Pejiç ndërsa Gjoka në stol nuk guxoi të shikonte momentin e ekzekutimit që u ndal nga Mikuliç.

Në të 85’ Emini gjeti traun me një kthesë të jashtëzakonshme, ndërsa në vazhdimin e aksionit ishte Mikuliç që priti. Në 89’, Pejiç sërish gaboi përballë portierit vetwm 11 metra larg tij. Goditja e tij nuk sjell golin e kualifikimit.  Fati megjithatë nuk ishte me Kukësin, që u ndal sërish nga shtyllë në 93’. Ndeshja mbyllet me fitoren e Kukësit por kualifikohet Sheriff Tiraspol.

Kampionët e Shqipërisë përballë kampionëve të Moldavisë, Sheriff Tiraspol, në “Elbasan Arena”, zbritën në fushë me synimin për të përmbysur humbjen e një javë me parë. Fitorja minimale 1-0 e Sherif Tiraspol në Moldavi jepte shpresë për të besuarit e Ernest Gjokës, që të përmbysin shifrat dhe e nisën lojën në kërkim të golit, me qëllim kualifikimin në raundin e tretë. Trajneri Ernest Gjoka aktivizoi edhe mbrojtësin spanjoll Serran, i cili shkaktoi 11-metërshin që i dha fitoren kundërshtarin në takimin e parë zhvilluar në Moldavi.

Nëse Kukësi do të kalonte Sheriff Tiraspol, më 25 ose 26 korrik, do të ndeshej në raundin e tretë kualifikues ndaj Qarabağ (Azerbajxhan), që eliminoi Samtredia (Gjeorgji) (6-0 në total).

“Gjynah për çunat që dhanë gjithçka në fushë, por duhet të pranojmë verdiktet e lojës. Ka momente kur t’i merr frymëmarrje dhe kundërshtari të merr lojën. Duhet te tregoheshim më cinikë. Shënuam dy here, humbëm penallti, bëmë edhe dy shtylla, thjesht pa fat”, tha Gjoka.

“Edhe po të bënim një ndërrim tjetër, e njëjta gjë. Nuk është çështje ndërrimesh po çështje fati.”

Aktivizimi i Nasser në fund? - “Nuk është koha për të bërë analizën e futjes se Naserit. Do flasim në të ardhme për ketë gjë,” – theksoi Gjoka.

Autori i golit të parë Emini, pranoi gjithashtu se ndonjëherë fati të ndëshkon. “Siç e patë, kemi bërë një superndeshje, por fati nuk ishte në anën tonë. Duhej të ishim më cinikë, duhej ta ruanim më mirë rezultatin, të menaxhonim situatën, por ky është futbolli,” -  theksoi autori i golit të parë, Emini. “Për traversën e goditur në fundin e ndeshjes, sinqerisht, kur e mora topin me gjoks, mendoja si të gjuaja. Kur e godita m’u duk se shkoi në rrjetë, për fat të keq nuk ishte ashtu. Me një fjalë nuk pata fat,” – theksoi Emini.  Ai foli edhe për humbjen e 110metërshit. “Presioni ndaj Peros ishte i madh, se dihet, po të bënte golin, do ishte kualifikim për ne. Ndodhin gjëra të tilla, edhe lojtarë më të mëdhenj kanë humbur penallti. Ky ishte fati ynë, nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë”.

Nga ana tjetër trajneri i Sherif Tiraspol Roberto Bordin u shpreh: “Në dy ndeshje mendoj se ne e merituam kualifikim, ku kemi bërë shumë raste në ndeshjen e parë që luajtëm në shtëpi.”

“Duke parë pjesën e parë mendoj se kemi pasur rastet tona, por mendoj se goli në Moldavi na ndihmoi, por kualifikimi ishte i merituar. Kukësi nuk na surprizoi por ekipi ynë ishte më i miri në fushë. Kishim shumë raste dhe duhet parë goli i dytë i Kukësit, sepse nuk e dimë nëse ishte pozicion jashtë loje ose jo.”

"Kemi luajtur në nivel shumë të mirë. Kukësi është një skuadër e mirë, por nuk e kemi parë atë në aspektin e individëve, por si një ekip dhe kanë bërë një lojë në grup. Nuk është e drejtë të flas për ndonjë individ të Kukëist në veçanti, pavarësisht se mund të ketë elementë të mirë, sepse edhe ne e bazojmë suksesin në grup dhe jo individ”, – tha Roberto Bordin.

Raundi i dytë kualifikues, Champions League, “Elbasan Arena” (ndeshja e kthimit)

                                                               Kukësi-Sherif 2-1

Shënues: Emini 35', Pejiç 45'/ Bayala 56'

Kukësi: Koliqi, Shameti, Serran, Hallaçi, Rrumbullaku, Musolli (Zeqiri 72'), Lena, Guri (Carioca 62'), Kale (Nasser 46'), Emini, Pejiç.Trajner: Ernest Gjoka

Sherif: Mikuliç, Raku, Posmac, Sushiç, Badibanga, Leite, Anton, De Noijer, Brezovec, Mugosa (Victor 88'), Bajala (Jardan 90'). Trajner: Roberto Bordian (Badubanga 82')

Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)

Karton i kuq: De Nooijer 72'

Skënderbeu nesër në Europa League (ndeshja e kthimit), ora 20:00, stadiumi i Korçës

Mbrojtja e “blinduar”,  Vangjeli kërkon tifozët

Trajneri Ilir Daja dhe portieri Orges Shehi e konsideruan kualifikimin ndaj Kairat Almaty si "mision të mundur". Si trajneri ashtu edhe kapiteni shprehën besim se Skënderbeu do të luajë kartat e duhura për të gjetur suksesin europian. Skënderbeu e sheh veten shumë pranë raundit të tretë kualifikues, Europa League. Ekipi i Ilir Dajës pret sot ora 20:00, në kthim kundërshtarin nga Kazakistani, Kairat, të cilit i mori një barazim të çmuar 1-1 në takimin e parë.  Kairat i ka fituar betejat e para me ekipet shqiptare, Kukësi e Teuta, ndërsa ka fituar edhe pesë ndeshjet e fundit në kampionatin e vet. Në rast kualifikimi. Skënderbeu do të ndeshjet me raundin e tretë me çekët e Mladá Boleslav që pritej të siguronin kualifikimin ndaj Shamrock të Irlandës së Veriut. Trajneri Ilir Daja e ka gati ekipin dhe pritet të mos bëjë ndryshime nga ndeshja e kaluar, kjo për shkak të lojës dhe rezultatit favorizues. Por si orientim ekipi do të ketë mbrojtjen për të mos pësuar. Një ndër mbrojtësit më të mirë të Skënderbeut, Kristi Vangjeli, 32-vjeç, beson se me mbështetjen e tifozëve kualifikimi do të bëhet më i lehtë.

“Tifozët e dinë rëndësinë e kësaj sfide. Në Korçë ambienti është entuziast dhe besojmë që do na përkrahin, në një ndeshje me kaq rëndësi.”  Barazimi 1-1 me Kairat favorizon korçarët, që mjaftohen edhe me një barazim pa gola për kualifikimin, por Kristi Vangjeli thotë se “barazimi nuk duhet të na mbajë peng, pasi për kualifikimin duhet të japim më të mirën.” Ai beson se Skënderbeu i ka mundësitë ta fitojë ndeshjen. Kualifikimi shihet edhe si një shans për të mbushur arkën e Skënderbeut, pasi kalimi i dy raundeve llogaritet të sjellë të ardhura afro sa gjysma e buxhetit të ekipit korçar, për një sezon të tërë.

/a.muraçi/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: