“La Traviata” rikthehet pas 40 vitesh në Teatrin Skampa

“La Traviata” rikthehet pas 40 vitesh në Teatrin Skampa
Pas analizës së punës për 6 muajt e parë të vitit 2017, drejtori i Qendrës së Artit në Elbasan, Kliti Kapaj foli për një sezon mjaft të suksesshëm.

Kapaj përmend “La Traviata” si një arritje, por edhe shfaqje të tjera si “Recital” i  kompozitorit Klement Marku, ”Koncerti i harqeve”, apo dhe shfaqje për artdashësit e vegjël.

“Një risi në Qendrën e Artit, në Teatrin Skampa të Elbasanit është që çdo zhaneri si i artit skenik, fotografik, individual dhe kolektiv kanë pasur mundësinë dhe kohën e vet në teatrin "Skampa". Disa aktivitete të rëndësishme  janë bërë gjatë kësaj faze të parë të vitit siç është rikthimi i një opere mbas 40 vitesh në Teatrin Skampa, “La Traviata” në bashkëpunim të ngushtë me Teatrin e Operas dhe Baletit. Kishim një premierë teatrale të sukseshme “Hajduti ka shumë duar” me regji të Haxhi Ramës. Është kthyer gjithashtu mbas shumë vitesh Maratona Rinore që është një aktivitet rinor që i jep një hapësirë rinisë të gjejë veten, talentin dhe të shprehin aftësitë e veta.”, u shpreh drejtori Kapaj.

/f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: