"Leksioni" i Kylie Jenner, mjafton “transparenca” në rrjetet sociale dhe merr 1 milion "like" në një orë

"Leksioni" i Kylie Jenner, mjafton “transparenca” në rrjetet sociale dhe merr 1 milion "like" në një orë
Mos u habisni nëse dikush tjetër merr më tepër pëlqime në rrjetet sociale.

Kylie Jenner u shfaq me një minifund të bardhë transparent dhe mori një milion pëlqime brenda një ore në llogarinë e saj Instagram.

Mos u dëshpëroni nëse keni bërë punë të jashtëzakonshme, keni një gëzim në jetë, keni diçka të mençur për të thënë, e keni ndarë atë me ndjekësit tuaj në rrjetet sociale dhe nuk marrë asnjë ose pak pëlqime apo komente.

Adoleshentja simpatike, 19-vjeçe, po tërheq vëmendjen e gjerë të publikut vetëm për vetë faktin se ekspozohet transparente në foto.

Kjo duket se i ka dhënë edhe më shumë famë për të ndjekur rrugën e nisur si modele, aktore, dhe si një imazh i televizioneve amerikane.

E cilësuare tani si "Princesha" e rrjeteve sociale, ajo godet gjithnjë e më tepër me foto të tilla seksi, teksa pas një ore nisi të marrë edhe një milion pëlqime të tjera.

Kylie duket se po kapërcen kufijtë e normales së popullaritetit, teksa mjaftohet me gjoksin pak të ekspozuar jashtë në fotot që ajo shpërndan.

Motra e vogël e Kim Kardashian, nga e ëma, ka arritur 96 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe mund të krenohet me këtë arritje.

/a.m/

loading...
loading...