Lexoni sot 17 korrik 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”

Lexoni sot 17 korrik 2017 në gazetën e përditshme “Albanian Free Press”
ANALIZË

PD më mirë në Fier, PS në Kukës e Durrës; Elbasani “gropë” për të dyja…

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Në garën e 25 qershorit, PD-ja i përfshiu kryetarët e partive aleate në listat e saj të deputetëve. Si rezultat, aleatët u bënë thirrje përkrahësve të tyre të votonin për PD-në, si sigla e vetme që do të përfaqësonte opozitën. Në ato kushte, ishte më se e natyrshme që PD-ja të synonte të merrte të paktën aq vota sa kishin marrë para katër vjetësh, së bashku, të gjitha partitë opozitare.

ARSIM

Universitetet më të kërkuara, çfarë duhet të kenë kujdes maturantët

10

Zona Ekonomike, a del i humbur Ballkani?

FORUM Zona e Përbashkët Ekonomike ngjall debat në vendin tonë. Disa mendojnë se ajo largon rajonin nga BE. Të tjerë e shohin si dështim reciprok mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit. Opinionistja e gazetës sonë, Sonila Meço, analizon planin evropian dhe shpjegon pse alarmohen Shqipëria e Kosova. Eksperti i njohur Selami Xhepa, thotë për “Albanian Free Press” se Shqipëria nuk dëshiron të integrohet në ish-Jugosllavi, por në BE. Konfindustria vlerëson se tregu i përbashkët nuk favorizon Shqipërinë. Administratori Gjergj Buxhuku: Pse Serbia, do të jetë në kushte shumë më të favorshme në Tregun e Përbashkët të projektuar në samitin e Triestes

 

Zbulohet letra e Kryetarit të Bashkisë, dërguar mamit të tij

Erion Veliaj: Ti mami je "Shefe Finance"

Tek hyri më shtëpi, z.Veliaj, ish-kryetari i Organizatës "Mjaft" dhe tashmë i Bashkisë së Tiranës, pa këtë pusullë.

"Dëgjo këtu të keqen mami

...

Shefja jam vetëm unë"

(Letra dukej që ishte shkruar me të shpejtë, ndaj nuk mund të lexoheshin rreshtat e mesit.)

Pas kësaj letre të ndjerë, shkruar nga mami i tij, z. Erion Veliaj tentoi të telefononte. Pastaj u ul në tavolinë dhe i shkroi mamit këtë përgjigje:

E dashur mami! Të mora në telefon, por e kishe të mbyllur. U merakosa në fillim, por më qetësoi ndërgjegjja, e cila më tha se nuk do kesh drita që të karikosh baterinë e telefonit.

Ç'të bëjmë! Na ndau për së gjalli ai i paafti. As drita nuk sjell dot 24 orë. Do vijë dita që t’ia fus edhe atij, siç ja ngopa Nanos dhe socialistëve të tjerë.

SHËNDETI

Kanceri i vezores, mjekja Mustafaraj: Shenjat që duhet t’ju alarmojnë

11

SPORT

Champions dhe Europa League, shanse reale për Kukësin e Skënderbeun

Shifrat e çmendura në merkato, Italinë e nderon Milan, superblerjet drejt Anglisë

 

LEXONI GAZETËN E PLOTË DIGJITALE FALAS!

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: