LSI, padi komisionerëve të Bulqizës: Vodhën për PS-në, PD-në dhe PDIU-në

LSI, padi komisionerëve të Bulqizës: Vodhën për PS-në, PD-në dhe PDIU-në
Nuk ka si të ndodhte ndryshe. Lëvizja Socialiste për Integrim dega Bulqizë, ishte e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ndaj sot kallëzoi në prokurori, komisionerët e qendrës së votimit 1079, pasi i akuzon ata për vjedhje e manipulim votash.

Në statusin e tij në Facebook deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka bërë publik kallëzimin e LSI-së Bulqizë.

Spahiu mendon se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse kallëzim penal ndaj komisionarëve.

“Më herët, pata njoftuar denoncimin për komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë, ku në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU.

Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionarëve”, shkruan Spahiu. /l.k/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: