Lulzim Basha: Deputeti i PS-së dëshmoi pro bandës së Shullazit

Lulzim Basha: Deputeti i PS-së dëshmoi pro bandës së Shullazit
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike i ka ngritur tonet pas dëshmisë në gjykatë të deputetet socialist të sapozgjedhur, Jurgen Çyrbja.

Në një postim në Facebook z. Basha shkruan se dëshmia e deputetit të PS-së në favor të Shullazit tregon, sipas tij, fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.

Basha insiston së tashmë, pas ndalimit me ligjin e dekriminalizimit të futjes së kriminelëve në kuvend, duhet të pastrohet nga ata edhe politika.

“Deputeti socialist i Durrësit Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj.

Dëshmia e tij nxori në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.

Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar.

Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit”, shkruan Basha. /l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: