Manjani, shpotit Ramën: “Komiteti Qendror i Rilindjes, shpalli dënimin për disa nëpunës të shtetit”

Manjani, shpotit Ramën: “Komiteti Qendror i Rilindjes, shpalli  dënimin për disa nëpunës të shtetit”
“Komiteti Qendror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nëpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në facebook.

Sipas tij, reforma në drejtësi ka kapitulluar bashkë me vetingun, pasi askush nuk do ta besojë në pavarësinë së kësaj strukture me linçimin publik të emrave.

“I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!”, vijon Manjani./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: