Marina shfaqet në plazh si modele...A i ka dhënë ajo fund “Procesit sportiv”?

Marina shfaqet në plazh si modele...A i ka dhënë ajo fund “Procesit sportiv”?
Moderatorja e programit  “Procesi Sportiv”, Marina Vjollca, pas një sezoni të gjatë televiziv ka vendosur të nisë pushimet.

Ajo ndodhet në bregdetin e bukur të Capri, Itali.

Dy foto gati identike, në plazhin e Capri, e shfaqin Marinën më tepër si modele, se moderatore e emisionit sportiv. Mos është ky edhe një sinjal që pas pushimeve Marina Vjollca nuk do të kthehet më te “Procesi sportiv”, teksa spekulimet mbi largimin e saj kanë kohë që kanë nisur.

Gjithashtu është spekuluar se Marina Vjollca së shpejti do të martohet me partnerin e saj, Getoarin. Por dilemat shtohet edhe mbi këtë temë, sepse pushimet zakonisht bëhet pas dasmës dhe jo para saj, ndërsa në dy fotot e fundit të postuara në “Instagram” nga Marina nuk figuron fare Getoari.

Megjithëse Getoari dhe Marina janë parë bashkë gjatë ditëve të tjera të pushimeve.

/a.m/

loading...
loading...