Mark Juliano, ish-mbrojtësin e Juves e gjen javën tjetër në stolin e Partizanit

Mark Juliano, ish-mbrojtësin e Juves e gjen javën tjetër në stolin e Partizanit
Ashtu si Kombëtarja Shqiptare edhe Partizani preferon të drejtohet nga emra të njohur të futbollit italian.

Presidenti Gaz Demi afroi pak kohë më parë si konsulent Luciano Moggi. Edhe trajneri i ri i Partizanit do të jetë një italian.

Bordi drejtues ka miratuar propozimin e Moggi, që në bankinë të ulet Mark Juliano, ish-mbrojtës i Juves dhe kombëtares italiane.

Juliano, 43-vjeç,  4 herë kampion me Juven, pritet të prezantohet të hënën në bankinën e “Demave të kuq”.

Ai ka luajtur më parë me ekipe si Juve, Majorka, Bolonja e Sampdoria.

Si trajner ka drejtuar ekipe italiane, Latina, Pavia apo Komo.

Pas eliminimit nga Europa League, trajneri Sulejman Starova dha dorëheqjen ndërkohë që ishte planifikuar serbi i Luftëtarit Milinkoviç. Por Moggi i propozoi Partizanit një emër italian, që u miratua nga bordi dhe pritet zyrtarizimi i tij.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: