Mediat serbe: Kryeministri shqiptar në Trieste, përsëri u shfaq me atlete!

Mediat serbe: Kryeministri shqiptar në Trieste, përsëri u shfaq me atlete!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbërriti në Trieste, ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në kuadër të procesit të Berlinit.

Kamerat kanë “kapur” veshjen e Kryeministri shqiptar, i cili ka bërë përshtypje veçanërisht në mediat serbe. “B92” apo Tanjug kanë raportuar stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit shqiptar, i cili u paraqit me atlete dhe jo më këpucë.

Ky stil është i njohur për publikun shqiptar, pasi Rama është shfaqur shpesh me atlete.

Rama ishte përsëri me atlete në Trieste, ashtu si dhe pak më shumë se një muaj në Bruksel, citojnë mediat serbe.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: