Mercedes me Hamilton dominues në Çmimin e Madh të Britanisë

Mercedes me Hamilton dominues në Çmimin e Madh të Britanisë
Gara e Silverstone në Formula 1 ndryshoi gjithçka në hiererkinë e këtij sezoni.  Lewis Hamilton dominoi ne çdo metër, ndërsa Ferrari u tradhtua nga gomat dhe strategjia e gabuar e skuadrës italiane.

Vettel dhe Raikkonen i çuan gomat e makinave të tyre deri në limit dhe brenda 3 xhirove të fundit, u detyruan të hynin në bokse për të ndërruar gomat e çara dhe për ta mbyllur garën respektivisht në vendin e shtatë dhe të tretë.

ishte Hamilton që u nis nga vendi i parë dhe nuk e lëshoi asnjëherë këtë pozicion deri në xhiron e 51, ndërsa Bottas me Mercedesin tjetër zhvilloi një garë perfekte pasi rikuperoi plot 7 pozicione për t’u ngjitur në shkallën e dytë të podiumit. Start i keq për Vettel, ndërkohë Bottas fitoi terren madje parakaloi Vettel në pozicionin e tretë.

Tre xhiro nga fundi kur dukej se Raikkonen e kishte siguruar vendin e dytë, goma e majtë e la në baltë duke e detyruar të futej në bokse dhe të njëjtin fat të keq pati edhe gjermani i Ferrarit, i cili nuk arriti t’i mbyllte kilometrat e fundit duke u futur në bokse dhe duke humbur pozicione të vlefshme.  Vettel vazhdon të mbetet në krye të botërorit me vetëm 1 pikë diferencë nga Hamilton, ndërsa në garën për konstruktorë, Mercedes hedh një hap të madh drejt titullit të radhës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: