Merkato shënon rekord botëror/ Neymar drejt Katarit, e ndan firma nga PSG

Merkato shënon rekord botëror/ Neymar drejt Katarit, e ndan firma nga PSG
Neymar pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germain. Ai do të kryejë vizitat mjekësore këtë javë me PSG, teksa fluturoi drejt Katarit për të firmosur me presidentin e klubit francez.

Braziliani nuk është kthyer me Barcelonën nga Miami, pas mbylljes së fazës përgatitore.

Barcelona do të niset drejt Kinës për turin e radhës, ndërsa Neymar sipas raportimeve nga Spanja pret që të kryejë këtë javë vizitat mjekësore në Paris.

Marrëveshja është arritur për 222 mln euro, rekord botëror i transferimeve.

Neymar është fotografuar në avion bashkë me babain dhe me agjentin e tij duke udhëtuar drejt Katarit ku e pret për të hedhur firmën mbi kontratë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Gazeta e Katarit, Al Ëatan raporton se 25-vjeçari brazilian do të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim. Shtypi spanjoll raporton se Qatar Sports Investment, grupi që ka në pronësi PSG i ka afruar Neymar mbi 300 mln euro, me qëllim që ai të paguajë klauzolën prej 222 mln euro të transferimit nga Barcelona, ndërsa pjesa tjetër është shtesë për Neymar, i cili do të jetë ambasador i Kupës së Botës 2022, që do të mbahet në Katar.  Paga e lojtarit me PSG është llogari tjetër individuale mes tij e klubit francez.

Mbappe për 180 mln euro pritet të kalojë te Real Madrid, por kjo shifër është larg asaj që është vendosur për transferimin e Neymar, që përbën një rekord botëror.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: