Mesila Doda: Mos u shani me njëra-tjetrën, keni qeni bashkë deri dje

Mesila Doda: Mos u shani me njëra-tjetrën, keni qeni bashkë deri dje
Politikanja e karrierës, ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka zgjedhur këtë të shtunë që mesazhin e saj ta drejtojë ndaj vajzave dhe zonjave të politikës. Nuk bëhet e qartë, në këtë thirrje për një komunikim etik ndaj femrave politikane, se me cilin rast zonja Doda ta ketë veçanërisht, por thirrja qëndron, nisur edhe nga fakti se pikërisht nga zonjat politikane pritet një kulturë komunikimi siç duhet.

“Prej shume kohësh kanë heshtur sherret e grave në politikë dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të mira, një kod i heshtur që e kemi respektuar prej shumë vitesh...aman mos na e ktheni atë kohë...mos u shani me njëra-tjetrën, aq më tepër kur keni qeni bashkë deri dje.

Silluni të paktën në mënyrë dinjitoze edhe kur jeni të prekura, të fyera a të inatosura...Thjesht për një lloj kulture të re komunikimi, përmendni ndonjë burrë se ka me dhjetëra që e meritojnë po njësoj e madje edhe më fort përçmimin tuaj.”- shkruan në postimin e saj zonja Doda.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: