“Mike” Moser, basketbollisti i njohur amerikan vishet kuqezi

“Mike” Moser, basketbollisti i njohur amerikan vishet kuqezi
Michael Alexander Moser, nga sot Amerikano- Shqiptari më i ri i Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Basketbollit zyrtarizoi emrin e lojtarit më të ri të ekipit tonë përfaqësues, teksa nënshkroi edhe kontratën.

Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit ka fituar një basketbollit cilësor amerikan. Ai ka luajtur para pak muajsh me Prishtinën, ku edhe duket se krijoi lidhjet me Shqipërinë. “Mike” Moser më herët mori edhe nënshtetësi shqiptare.

Basketbolisti 26-vjeçar ka luajtur me  Oregon (2013–2014) dhe para se të vinte në Prishtinë ishte për dy vite pjesë e  Hapoel Holon. Pas  përvojës me Sigal Prishtina, ai aktualisht është pjesë e  ekipi italian Pallacanestro Reggiana.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: