Mund të jetoj pa ty! Mariah Carey zhvishet në lamtumirën nga Pallati i Çezarit

Mund të jetoj pa ty! Mariah Carey zhvishet në lamtumirën nga Pallati i Çezarit
Mariah Carey del në skenë për herë të fundit në rezidencën e saj në Las Vegas, Pallati i Cezarit.

Mariah Carey, 47-vjeçe, me veshjen e saj tregoi edhe ndryshimet e mëdha në shëndet gjatë daljes saj në skenë.

Ishte shfaqja e fundit e Mariah në vendbanimin e saj.

Ajo mori komente shumë negative në fillim të kësaj jave, pasi u akuzua se ishte disi e varfër.

Ajo megjithatë rezervoi një histori ndryshe për natën e saj të fundit, duke treguar se pse ajo është diva më e madhe në botë.

Asaj iu bashkuar një bandë balerinësh sexy, teksa mamaja e dy fëmijëve performonte me energji disa nga hitet e saj. “I can't live without you", është një ndër hitet e saj më të njohur anembanë botës, por gjatë kohës që po këndonte Carey u përplas me një nga balerinët.

Këngëtares iu bashkua në skenë edhe i dashuri i saj Bryan Tanaka i cili dukej shumë i zhdërvjellët në një kostum të goditur para se të tregonte lëvizjet e tij në skenë.

Mariah nisi të banonte në Koloseu, Pallati i Cezarit, dy vjet më parë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: