Mustafaj: PD-ja do të ngrihet të bëjë opozitën ndaj qeverisjes së Edi Ramës

Mustafaj: PD-ja do të ngrihet të bëjë opozitën ndaj qeverisjes së Edi Ramës
Besnik Mustafaj, një nga nismëtarët e një lëvizje të re brenda PD-së, shprehet optimist për të ardhmen e kësaj force politike.

Në një postim në facebook të pak minutave më parë, kur sapo është kthyer nga takimi me demokratët e Durrësit, Mustafaj thotë se pjesëmarrja e madhe është sinjali më i mirë që tregon se Partia Demokratike do të ngrihet për të bërë opozitën ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

“Sapo u ktheva nga një takim i paharrueshëm në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës. Kishin ardhur shumë më tepër demokratë se sa merrte salla. Gjeta shumë nga qëndrestarët e vitit '91 e '97. Por edhe shumë të rinj të mrekullueshëm të Forumit Rinor Demokrat. Jam plot me besim se PD do t'i rezistojë katastrofës së një procesi zgjedhor të paqenë dhe do të ngrihet mrekullisht për t'i bërë opozitën që meriton kjo qeverisje e rrezikshme e Edi Ramës”, shkruan Muastafaj./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: