Napoli refuzon 40 mln euro të Juves për Hysaj, Pescara e "lidh" me stolin Mumushajn

Napoli refuzon 40 mln euro të Juves për Hysaj, Pescara e "lidh" me stolin Mumushajn
Juventus afroi 40 mln euro për Elsaid Hysaj, por Napoli ka refuzuar ofertën.” E përditshmja italiane “Repubblica” që i referohet burimeve pranë klubit të Napolit, ka bërë publik lajmin rreth mbrojtësit të kombëtares sonë. Operacioni për blerjen e mbrojtësit të krahut nga Juve lidhet edhe me Higuain.

Hysaj e ka rinovuar kontratën me Napolin pak muaj më parë me një klauzolë që mund të largohet për 50 mln euro drejt një klubi të huaj. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është shprehur mbi ofertën e refezuar për mbrojtësin Hysaj se dëshiron të shmangë përsëritjen e marrëveshjes me Higuain.

Sipas gazetarit napolitan Juventus e kërkon me ngulm Hysajn, duke afruar një shumë ndër më të lartat deri tani në merkaton e Seria A. De Sciglio nuk mund të shërbejë gjithnjë në të djathtë, ndërsa Lichtsteiner duket gjithnjë e më larg. Kjo është edhe një arsye më shumë që Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri Allegri, por Sarri nuk ka ndërmend të lëshojë.

Mesfushori tjetër kuqezi Ledian Memushaj është gjithashtu pjesë e etheve të merkatos. Ai qëndroi në stol gjatë miqësores së sotme që Pescara fitoi  1-0 ndaj Teramo. Memushaj kërkohet nga disa ekipe italiane, si Bolonja, por edhe Sion që drejtohet nga Tramezzani por Pescara ka bllokuar largimin e tij, me shpresë se do të qëndrojë edhe sezonin tjetër me këtë ekip.

Merkato italiane flet për talentin me origjinë shqiptare të Vittese. Për Milot Rashica, sipas “Calciomercato”, interesohen Napoli e Lazio. Rashica, 20-vjeç,  është pjesë e përfaqësueses së Kosovës pasi u tërhoq nga kombëtarja shqiptare vitin e kaluar në shenjë pakënaqësie. Disa media italiane e kanë vendosur emrin e Rashicës edhe në listën e merkatos së Milan, që e sheh atë si talent të së ardhmes.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: