“Ndarja” me muzikën...çfarë bën aktualisht Mimoza Shkodra në Zvcër?!

“Ndarja” me muzikën...çfarë bën aktualisht Mimoza Shkodra në Zvcër?!
Mimoza Shkodra, një nga këngëtaret më simpatike dhe të dashura si për publikun në Kosovë ashtu edhe për atë në Shqipëri, në jetën e saj jashtë ekranit ka një tjetër profesion që nuk ka lidhje aspak me artin.

E ftuar në një nga emisionet kosovare, ajo kishte rrëfyer se ka një profesion të dytë si teknike laboratori dentar. Këtë profesion ajo e ushtron në Zvicër, ku edhe kalon pjesën më të madhe të vitit.

“Gjithmonë e kam dashur mjekësinë, kam dashur të bëhem pediatër, por ishte më e lehtë për mua të bëhesha teknike e farmacisë sepse fillova herët të merrem me muzikë”, ishte shprehur këngëtarja.

Shkodra ka lindur në Zvicër, ku edhe jeton dhe punon aktualisht. Ajo u bë e njohur fillimisht me këngën “Ndarja”, një superhit që u përqafua nga publiku.

/a.m/

loading...
loading...