Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve dhe ZRPP, kush janë emrat e rinj të drejtuesve

Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve dhe ZRPP, kush janë emrat e rinj të drejtuesve
Ndryshime të rëndësishme janë bërë sot në rangjet e larta drejtuese. Bëhet fjalë për krerët e Drejtorisë së Burgjeve dhe Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Palujtshme.

Drejtori teknik i Burgjeve, Arjan Hoxha u shkarkua nga detyra. Ndëkohë vendin e zë Arben Çuko, i cili për dy mandatet e fundit ka qenë deputet, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Çuko në të shkuarën ka qenë edhe komandant i Gardës.

Gjithashtu u bë largimi i drejtorit teknik të ZRPP Arjan Bylykbashi. Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Blerina Doraci.

Më herët janë larguar edhe drejtuesit teknik të OSHEE dhe ALUIZN. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: