Ngjarje e rëndë në Kamëz, djali vret babanë dhe plagos nënën

Ngjarje e rëndë në Kamëz, djali vret babanë dhe plagos nënën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ndërsa raportohet nga policia për një të vrarë dhe një të plagosur.

Një djalë ka vrarë babanë e tij ndërsa ka plagosur rëndë të ëmën. Autori është Merald Metallari, 21 vjeç i cili mendohet të ketë përdorur armën e të atit dhe ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati ,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, thuhet në informacionin e policisë. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: