Nis aplikimi i TVSH-së prej 6% për turizmin

Nis aplikimi i TVSH-së prej 6% për turizmin
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për sektorin e turizmit duke nisur nga dita e sotme do të jetë në nivelin prej 6%. Dhe kjo, pasi ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për uljen e kësaj takse për strukturat akomoduese, tashmë i botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë.

“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6%”, përcaktohet në vendimin në fjalë. /n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: