Një “Juve e vogël” në Shqipëri, Moggi rrëfen planin e Partizanit

Një “Juve e vogël” në Shqipëri, Moggi rrëfen planin e Partizanit
Një ditë pas prezantimit të trajnerit Mark Juliano, këshilltari i presidentit Gaz Demi, Luciano Moggi rrëfen planin që stafi italian ka në drejtimin e Partizanit. Ai përmend shprehjen se synohet të ngrihet një “Juventus i vogël në Shqipëri”, teksa eksperienca e suksesshme që ka pasur me Zonjën e Vjetër e Napolin në Seria A, pavarësisht se Juve pati një histori dramatike në vitin 2006, janë të dhëna që nuk zbehin aspak aftësitë e Moggi-t për të krijuar mentalitet fituesi te një skuadër shqiptare. Moggi ka folur për “TCH”, rreth projektit të së ardhmes me Partizanin:

Përse i sugjeruat Presidentit Demi emrin e Mark Iulianos për stolin e Partizanit?

Të jem i sinqertë nuk e zgjodha unë trajnerin, por vetëm e këshillova presidentin Demi për emrin e Iulianos. Për të qenë transparent, për të sugjeruar një trajner duhet të kesh disa gjëra parasysh. Sikurse unë Iulianon e njihja mirë si lojtar dhe për më shumë ka punuar dhe ka marrë leksione nga trajnerë mjaft të njohur si Lipi , Ançeloti  dhe Kapelo, e shihja që ai ndiqte me vëmendje problemet që hasnin këta trajner . Në vitet e fundit që ishte te Juventus Iuliano më shumë ishte trajner se lojtar dhe për  këtë motiv ndoqa me kujdes edhe eksperiencën e tij tek Latina në Serin B, skuadër të cilën e mori në vendin e fundit dhe e renditi në mesin e tabelës. E njoh mjaft mirë atë si një djalë më shumë karakter që dëshiron të fitoj shumë dhe këto ishin motivet që më çuan t’i sugjeroj presidentit Demi ta merrte si trajner Iulianon.

Në ekipin përfaqësues Federata shqiptare ka emëruar Panuçin dhe ardhja e tij është kritikuar disi, pasi është një emër i madh si ish lojtar, por jo shumë eksperiencë në drejtim të skuadrave. E njëjta lëvizje është bërë edhe nga Partizani që ka afruar Iulianon, është ky një bast për tu fituar?

Jo te Partizani nuk do të jetë një bast,  por një siguri, përndryshe çfarë këshilltari do të isha, do të këshilloja keq presidentin ,ndaj me Iulianon garantoj siguri .Nuk ka asnjë rrezik, pasi duke njohur mir Iulianon e di se çfarë ai kërkon, çfarë do të arrij. Përsa i përket zgjedhjes së Federatës për Panuçin nuk mundem të flas, por di të them me bindje se ka qenë një lojtar i madh , një kampion , duhet thjesht ta përkrahin në mënyrë që ai të bëj të njëtat gjëra pozitive siç i realizoj De Biasi. Panuçin e njoh pak, sigurisht  edhe ai dëshiron të bëj mirë në drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, por mendoj se Panuçi do të jetë një bast për tu fituar, ndërsa zgjedhja e Iulianos te Partizanit jo.

Fituesi në kampionatin shqiptar paragjykohet shumë siç ishte së fundmi edhe rasti i Kukësit.

Normalisht për fituesin duhet të rezervohen vetëm duartrokitje,por nëse në Shqipëri fituesi kontestohet , më mirë të kontestohesh se të marrësh duartrokitje.  Megjithatë unë besoj në futbollin e ndershëm dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Presidentin Demi kjo është e sigurt. Besimi im nis nga fusha e lojës, atje shihet çdo gjë dhe nuk mund të tradhtoj Presidentin, klubin dhe tifozët. Ne do të përpiqemi të transmetojmë besimin tonë.

Cili është komenti juaj për deklaratat e lëshuara së fundmi nga Zdenek Zeman? 

Po e kam lexuar intervistën e Zeman. Dua të citoj diçka sepse gazetari që e ka intervistuar nuk është treguar serioz. Sikurse Zeman është i njohur, pasi gjithmonë flet keq për Juventusin dhe personalisht për mua, ai kënaqet dhe po ashtu edhe gazetarët. Por kur një gazetar merr një përgjigje sikurse Zeman ka deklaruar se Moggi kudo që shkon klubet falimentojnë, që personalisht nuk më rezulton e vërtetë kudo ku kam punuar, gazetari duhet të pyeste Zeman, se cilat janë klubet që kanë falimentuar. Mendoj se edhe nëse mund ta ketë konsumuar këtë pyetje Zeman nuk ka ditur çfarë përgjigje të jap , pasi praktikisht klubet ku kam punuar kanë fituar gjithçka që mund të fitonin dhe kanë qenë të shëndetshëm financiarisht. Juventusi që kam drejtuar unë nuk ka qenë i varuar nga “FIAT-it”, kompania që ishte në menaxhimin e familjes Anjeli , madje klubi i kishte borxh “FIAT-it” 55 miliard lireta . Ne ja kthyem borxhin dhe në 12 vite Juventusi im fitoi të gjithë trofetë e mundshëm duke mos i kërkuar asnjë qindarkë aksionerit kryesor të klubit. Çdo gjë e kam bërë me forcat e mia duke blerë lojtarë dhe duke i shitur me shifra të konsiderueshme. Më bën përshtypje fakti që më sulmon një person si  Zeman I cili ka dështuar kudo. Mjafton të përmend si fakt aventurën e tij të fundit në Zvicër ku skuadrën e Luganos e dërgoj në vendin e parafundit, ndërkohë që pas largimit të Zeman , Tramezani mori drejtimin e Luganos dhe e dërgoj në kupat e europës, ndaj më mirë Zeman duhet të mendoj më shumë për të stërvitur skuadrat se sa të flasë keq për persona.

Cilat janë synimet  dhe çfarë do të realizoni  te Klubi Partizani ?

Unë nuk jam drejtues te Partizani që vendos , por Këshilltar i Presidentit Demi. Si i tillë e kam këshilluar Presidentin Demi,  që të krijojmë një Juventus të vogël, pra atë që unë bëra në Torino , por edhe me Napolin. Një prej synimeve që do të këtë klubi Partizanit do të jetë puna në sektorin e ekipit të të rinjve  Organizimi atje duhet të jetë perfekt në mënyrë që të prodhojë lojtarë për të qenë pjesë e ekipit të parë , dhe më pas është trajneri ai që do t;i ingranojë lojtarët më të spikatur që do ti shërbejnë Klubit. Kështu është përmirësuar futbolli Italian, ndaj edhe tek Partizani do të punohet në të njëjtën mënyrë për tu përmirësuar. Në çdo klub ku kam punuar kam zhvilluar gjithnjë merkato duke patur në skuadër edhe lojtar mjaft të rëndësishëm, duhet të bazohemi te akademia.

Me cilin nga presidentët që keni njohur  ne Itali do ta krahasonit Presidentin Demi ?

Presidentin Demi do ta cilësoja një person mjaft alegro dhe shumë inteligjent. Inteligjent sepse di se ku bëhet biznes dhe si arrihet biznesi. Edhe në aktivitetet e tij të tjera ai po më ndjek me vëmendje, sikurse në biznesin e klubit dhe unë do të përpiqem ti dhuroj presidentit kënaqësitë që ai i meriton në të gjitha fushat e biznesit që po punon, përfshirë edhe futbollin. Respektoj personalitetit e Gaz Demit , theksoj se në krahasim me shumë president në Itali, Demi e njeh jetën shumë më mirë jetë se të tjerët dhe po të analizojmë figurat e presidentëve italianë shumë prej tyre duhet të ndërrojnë profesion . Kujdes futbolli Italian është në rënie, pikërisht për mungesë të drejtuesve . Psh Juventus fitoj 6 kampionate, pasi skuadrat e tjera nuk kanë patur drejtues, ndaj Juventus ka fituar dhe do të vazhdoj të fitoj pikërisht se ka drejtues të aftë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: