Parashikimi i motit sot, e enjte 20 korrik 2017

Parashikimi i motit sot, e enjte 20 korrik 2017
Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore veriore dhe verilindore ku priten vranësira kalimtare dhe shira të dobët në ekstremin verior. Pasditja do vijojë me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore duke rrezikuar nga shira të dobët zonat lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje prej 1-2 gradë C, më e ndjeshme rritja në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim të ulët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: